Poezi
Edhe sikur ta dekoroja shtëpinë në mënyrë të përsosur me fjongo pëlhure, me drita vezulluese dhe globe të shndritshëm, por të mos shfaqja dashuri, do të isha thjesht një dekorues i radhës.
Edhe sikur të robtohesha në kuzhinë, duke gatuar me dhjetëra ëmbëlsira Krishtlindjeje, duke përgatitur vakte të rafinuara dhe duke dekoruar magjishëm tryezën për festë, por të mos tregoja dashuri, do isha thjesht një kuzhinier. Edhe sikur të punoja në ndonjë kuzhinë për bamirësi, të këndoja këngë krishtlindjeje në ndonjë azil dhe të jepja gjithçka për lëmoshë, por të mos tregoja dashuri, nuk do të më vlente asgjë. Edhe sikur ta dekoroja pemën me engjëj rrëzëllues dhe flokë bore të punuar me dorë, të shkoja në një pafundësi festash dhe të këndoja në korin e kishës, por të mos fokusohesha te Krishti, nuk do të kisha kuptuar thelbin. Dashuria ndalon së gatuari për të përqafuar fëmijën. Dashuria lë mënjanë dekorimin për të përqafuar bashkëshortin. Dashuria është plot mirësi, edhe kur është e trazuar edhe kur është e stërlodhur. Dashuria nuk e ka zili shtëpinë e fqinjit që ka kombinuar kompletet e porcelanit kinez me mbulesat e linosë mbi tryezë. Dashuria nuk iu bërtet fëmijëve që të mos i dalin në mes të rrugës, por falënderon që ata janë në atë rrugë. Dashuria nuk iu jep vetëm atyre që janë në gjendje të japin në këmbim, por gjen gëzim duke iu dhënë atyre që nuk munden. Dashuria i mban të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha dhe i duron të gjitha. Dashuria nuk dështon kurrë. Lojërat elektronike do të prishen, gjerdanët me perla do të humbasin, shkopinjtë e golfit do të ndryshken, por dhënia e dhuratës së dashurisë do të qëndrojë gjithmonë. |
VizioniThirrja jonë parësore është ta duam Perëndinë me gjithë zemër. Prej kësaj rrjedhin: *Një jetë në adhurim *Rritje në karakter të perëndishëm .... |
![]() |