Kisha Nxenesit e Jezusit
 

Rëndësia e Lutjes në Ungjillizim

Rëndësia e Lutjes në UngjillizimZemra e Atit për ata që nuk e njohin është plot e përplot me dashuri, pavarësisht prej të ligave që kanë bërë. Pasioni i Perëndisë për të shpëtuar të humburit tregohet qartë në një grazhd të Betlehemit dhe në një kryq të Kalvarit. Në qoftë se Krishti ka kaq shumë energji hyjnore për të bekuar dikë, atëherë shtrohet pyetja: Si mund të bëhem unë pjesë e kësaj dashurie? Vëlla! Motër! Pasioni i Krishtit fitohet duke qëndruar në praninë e Tij nëpërmjet lutjes. Pra, lutja për njeriun e dashur, i cili nuk e njeh Krishtin personalisht, pikërisht kjo pra, është pikënisje për ne që të bëhemi pjesë e komunikimit të Tij hynor.
Dëshmia nga Lutja
Unë vij nga një familje që krenohej për ateizmin e saj. Mirëpo dikush është lutur për hallën time pasi ajo pësoi një aksident rrugor shumë të rëndë në 1961. Ajo përjetoi ndërhyrjen e Krishtit për ta shpetuar jetën e saj dhe u kthye në besim vetëm se një shoqe është lutur për të. Në 1962 halla ime pranoi sfidën që të lutet për familjen e saj rregullisht dhe është lutur për babin tim çdo mengjes kur lante dhëmbët, pa guxuar t’ia thoshte atij. Kjo lutje vazhdoi për 10 vjet para se të më ftonte mua në një koncert, kur dëgjova për herë të parë lajmin e mirë të kësaj dashurie, dhe e pranova. Babai im brenda disa muajsh është kthyer gjithashtu. Mamasë sime iu deshën edhe 9 vite të tjera. Do t’i jem përjetësisht mirënjohës hallës sime për lutjet e saj, të cilat e hapën derën e besimit për familjen
tonë.
Lutja si Mjet Ungjillizimi
Jk 5:16 na tregon që ka shumë fuqi lutja e besimtarit kur bëhet me gjithë shpirt. Duke ditur këtë, ne mund t’i bëjmë kujtdo një ofertë të mrekullueshme, që të lutemi për ta! Le të bëhet si një shprehi në jetën tonë
të përditshme, që të pyesim miqtë dhe familjarë se për çfarë do të dëshironin lutje. Zakonisht edhe njerëz, të cilët s’besojnë fare, i mirëpresin lutjet e tua për arsye se mendojnë që mbase i ndihmon. Dhe kur lutemi, lavdi Zotit, Ai përgjigjet! Gjithashtu, oferta për t’u lutur për çfarëdo kërkesë që mund të ketë një jo-besimtar shpesh hap dyert e tjera për t’i ndihmuar ata.

1. kjo kërkesë sjell realitetin e Perëndisë në jetën tonë si dëshmi dashamirësie.
2. kapërcen bisedat jo fortë të dëshirueshme, si ankesa, sharje apo thashetheme sepse mund t’i kthejmë këto në lutje për njerëzit me të cilët flasim.
3. është që e thekson zemrën e Atit për këdo, për të cilin lutemi, qoftë personi vetë apo ai tjetër që ishte objekti i
bisedës.

Së fundi, kjo ofertë shpesh hap derën për të folur për mrekullitë e Krishtit dhe për planin e shpëtimit. Pra, lutja është vërtetë një menyrë e bekuar nga Ati që ne mund të kujdesimi për ata që s’e njohin Krishtin personalisht. Uroj që ta praktikosh për çdo ditë!

Hapa Praktikë
Unë do të të këshilloja të bëje disa gjëra:
1. Mbaj një listë lutje për disa njerëz të humbur dhe gjej një partner në lutje me të cilin ti e ndan këtë
listë një herë në javë.
2. Bëje diçka për të të kujtuar rregullisht të pyesesh për kërkesa lutjeje nga miqtë e familjarët, dhe lutu bashkë me ata aty nëse ka mundësi.
3. Pasi të marrësh kërkesat, lutu me zemër për disa ditë, e pastaj pyet se si po i shkon situata mikut tënd për atë që ka kërkuar lutje.
4. Kur ke një dëshmi inkurajuese nga ky proçes, ndaje me të tjerët për t’i inkurajuar dhe që të fillojë një levizje lutjeje në mes nesh! Dyert e qiellit do të hapen dhe dashuria e Perëndisë do të derdhet mbi ne nëse ngulim këmbë e nuk lëshojmë pe.

Duke falenderuar Atin për ty,

Voni

Unë do të përpiqem të lutem
rregullisht për këta persona:
1.______________________
2.______________________
3.______________________
4.______________________

Zoti Krisht të bekoftë ty dhe të afërmit e tu!


Nxënësit e Jezusit. Të gjitha të drejtat të rezervuara