Toni dhe Artiola
Mua me quajnë Anton Capo dhe kam lindur ne qytetin e Fierit. Une vij nga nje familje me besim Ortodoks. Besoja qe kishte nje Zot por mendoja qe ai ishte larg nga une. Per familjen time isha nje djale i mbare dhe isha i perfshire ne skuadren e futbollit ne Fier. Kur isha ne gjimnaze ishte koha kur komunizmi ra dhe filloi demokracia dhe besimi ishte i lire. Ne fier u ndertua nje kishe ku shkonim me familjen per festat fetare por une vet nuk e dija kuptimin e ketyre festave. Kur erdha ne shkolle te larte ne universitet takova disa persona qe punonin per Ijr ( Instituti jeta e re) .Ata me treguan per Krishtin dhe si ai ishte sakrifikuar ne kryq per mëkatin tim. Mbaj mend qe nuk isha shume i terhequr nga fakti te njohesh Perendine personalisht. Vitin e dyte te shkolles isha ne dhome me dy djeme te krishtere te cilet me treguan per Jezusin,si ai mund te ndryshonte jeten time nese une do ta pranoja ate si Zot dhe si shpetimtar. Fillova te shkoja ne takimet e IJR dhe ne kishe. Kenaqesha me miqesite e reja me besimtaret. Ne dhjetor te 1997 une pranova krishtin dhe faljen e tij. Me kalimin e viteve Zoti po punonte ne zemren time ndersa po i besoja Atij. Pyetje si Cili eshte kuptimi i jetes? Perse ekzistoj? moren pergjigje nga njohja e Jezusit. Gjate ketyre viteve si besimtar ne Krishtin ,Zoti me ka dhene dashuri per njerzit , vecanerisht per te humburit. Jeta e krishtere nuk eshte e lehte por jam i gezuar qe jeta ime eshte e fokusuar ne Krishtin dhe mund ti sherbej Atij. Vendimi qe pas Shkolles te punoja me IJR ishte nje sfide per mua, por Zoti me fuqizoi mua ti besoj Atij qe mban Cdo gje. ( Heb. 12:1-2) Deshmia Artioles Une quhem artiola dhe jam nga Çorovoda .Jam rritur ne nje familje me tradite myslimane( Bektashi), por ne te vertet ishim ateist. Famija dhe te afermit e mi me kane qendruar gjithnje prane dhe me kane rrethuar me dashuri , por une mendoja se dashuria e tyre ishte e kushtezuar. Sipas mendimit tim e meritoja dashurine e tyre sepse isha e zgjuar, e kendshme etj. Kur isha ne vitin e dyte ne shkolle te mesme, 1995 pashe nje film, ne te cilin u kryqezua nje person I pafajshem. U preka shume dhe fillova te mendoja me teper rreth dashurise. Nderkohe ,motra ime vazhdonte studimet e larta dhe kishte pranuar jezusin si Zotin dhe shpetimtarin e jetes se saj. Nje here vajta per nje vizite tek motra ne Tirane. Ajo me ftoi ne nje takim te organizuar nga Instituti “Jeta e Re” . Çka me beri me shume pershtupje, ishte dashuria qe njerzit kishin ndaj njeri– tjetrit dhe ndaj meje. Me pelqeu gjithashtu dhe koha e adhurimit. Me vone, kur fola me motren time, ajo me shpjegoi se e gjith kjo buron nga dashuria qe njerzit ne ste takim kishin oer Krishtin. Ajo me pas me tregoi me shume per sakrificen e Jezusit dhe dashurine qe ai kishte per mua.K ur u ktheva ne shtepi, dersa po mendoja per krishtin , perendiame ndergjegjesoi per mekatet e mia. Kuptova se nuk isha aq e mire sa mendoja. Nuk isha nje person I keq-nuk vidhjaapo vrare askend-por nuk po kerkoja perendine e gjalle dhe ky ishte mekati me I madhe qe me ndante nga Zoti, dhe une nuk dija sesi! Motra me tregoi se gjaku I qengjit mund te na pastroje nga cdo mekat. Keshtu, vendosa te pranoje dhe te rrefeje mekatet e mia perpara Zotit dhe ti jepja Atij jeten time. Isha shume e lumtur , por kjo nuk zgjati shume. Mu desh nje vite I tere per te kuptuar se tashme kasha nje jete te re dhe se kjo jete kishte nevoje te ushqehej me fjalen e perendise. Fillova te lexoja Biblen dhe ti lutesha Perendise. Jeta ime po ndryshonte dhe une isha e etur per prezencen e Tij. Nisa te shkoje ne kishe dhe njekohesishte te shijoja edhe miqesine e krishtere. Ne Tetore 1997 , fillova studimet e larta. Aty u perfshiva me IJR dhe u rrita shume ne Zotin nepermjet konferencave , studimeve te Bibles etj. Jeta ime ndryshoi sepse qellimet e mia ndryshuan. Kur mbarova shkollen ne Fakultetin e “Gjuheve te Huaja” me kohe te plote. Ndersa lutesha , kuptova qe Perendia po me therriste qe ti sherbeja Atij. Tani jeta ime I perket Perendise dhe une ia kam ofruar Atij me te gjithe zemren time. E di qe nuk jam e persosur dhe di gjithashtu se jeta e krishtere eshte e veshtire , por jame e lumtur. Jam e limtur se Ai kurre nuk do te me braktise, por gjithmone do te siguroje per mua. Lutja ime eshte te kem nje zemer per te humburit dhe te jem puntore e denje per te korrat e tij. Amen. |
VizioniThirrja jonë parësore është ta duam Perëndinë me gjithë zemër. Prej kësaj rrjedhin: *Një jetë në adhurim *Rritje në karakter të perëndishëm .... |
![]() |