Genti dhe Djana ShaniPasi mbarova shkollën e mesme, pata mundësinë të ndiqja Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Isha në vitin e dytë kur dëgjova për herë të parë për Jezu Krishtin. Nuk i kushtova rëndësi, duke menduar se gjithçka shkonte mirë me mua dhe jetën time të pavarur. Kur takohesha me njerëz të cilët shpallnin ungjillin, tendenca ime ishte të debatoja, duke u përpjekur t’u tregoja atyre të mos futeshin në jetën dhe vendimet personale të të tjerëve. Një ditë, disa shokë të kursit më ftuan për të marrë pjesë në një konferencë të Institutit “Jeta e Re”. Ishte nëntor i vitit ‘93 dhe kurrë nuk do ta harroj atë fundjavë. Gjatë atyre tri ditëve e dëgjova dhe e kuptova ungjillin shumë qartë. Më pas vendosa të lexoj Dhiatën e Re. Shumë shpejt e kuptova se isha një mëkatar që kishte nevojë për një Shpëtimtar dhe vetëm Jezu Krishti ishte Ai që mund të jepte jetën e përjetshme. Kështu në një takim ku festohej Krishtlindja vendosa ta ftoj Jezusin në jetën time si Zot dhe Shpëtimtar. Më pas, disa vëllezër të krishterë më ndihmuan për t’u rritur në besimin tim dhe ndërsa isha student u përfshiva me shërbimin e Institutit “Jeta e Re”. Erdhi koha kur shkollës po i vinte fundi dhe isha i frikësuar se çfarë do të ndodhte me jetën time. Më propozuan për të punuar me IJR si i punësuar, duke patur përgjegjësinë e përkthimit të materialeve për shërbesën tonë. Ishte e vështirë sepse mendoja se vetëm po të shkoja jashtë do të siguroja për jetën time. Por në fund, fillova të punoj për IJR-në. Punova dy vjet si i punësuar dhe një vit si personel me kohë jo të plotë. Vitin e ardhshëm, Perëndia më thirri për t’u përkushtuar me kohë të plot dhe pranova, duke e konsideruar një privelegj. Tani, siç mund ta merrni me mend, jam duke shërbyer me personelin e IJR-së duke punuar në skuadrën JeteFamiljare, por duke marrë pjesë edhe në projekte të ndryshme me studentët dhe me kishat e ndryshme në Shqipëri. Zoti po e përdor këtë kohë në jetën tim dhe Ai po më përdor në jetët e njerëzve të tjerë. Djana Unë jam nga Kuçova, një qytet që ndodhet në jug të Shqipërisë. Jam rritur në një familje ortodokse e cila beson se Jezusi është Zot, por jo si Zot i jetëve të tyre. E pranova Krishtin kur isha në vitin e dytë të shkollës së mesme në ‘93.Kjo është historia ime: Një pasdite, një shok më ftoi mua dhe disa shokë dhe shoqe jo të krishterë në shërbesën e një kishe. Ne shkuam për të parë se ç’do të thuhej aty. Në fakt, takimi më pëlqeu shumë sepse isha diçka ndryshe nga ato që bëja. Më pëlqenin këngët dhe muzika dhe pak nga pak fillova të bëhem pjesë e asaj kishe të vogël në Kuçovë. Nuk më kujtohet tamam çasti kur e pranova Krishtin, por e dija se ai ishte vendi i duhur për mua. Më pas m’u desh të përballesha me familjen por isha mjaft e vendosur për ta ndjekur atë rrugë. Po atë vit (1993), im atë ndërroi jetë dhe kjo shkaktoi një hidhërim të madh për të gjithë ne. Unë i jam mirënjohës Perëndisë që isha e krishterë, sepse Ai më dha forcë, kurajo dhe largoi hidhërimin nga zemra ime. Pastori im më tha se disa ditë më parë babai im kishte bërë lutjen e shpëtimit. Lavdi Zotit. Në vitin e fundit të shkollës së mesme isha rritur mjaft në besim dhe isha e përfshirë shumë në kishën lokale. E mbarova shkollën e mesme me dëshirën për të shkuar në Universitetin e Tiranës. Me duhej të përballesha me një botë të madhe dhe të panjohur. Isha lutur shumë që Zoti do të siguronte një kishë për mua, vëllezër dhe motra të rinj në Krisht dhe Perëndia në një mënyrë të mrekullueshme më shumë se çfarë i kërkova. Që në ditët e para, u takova me njerëz të cilët punonin me IJR-në, kështu që pata mundësinë të njihja një organizatë që punonte me studentët e cila do të bëhej një bekim i madh në jetën time në të ardhmen. Mund të kujtoj ato ditë ku isha mjaft e gëzuar në zemrën time sepse kam shumë zemra të ndryshuara dhe më duhet të falënderoj Zotin që më ka përdorur për të ndarë ungjillin dhe për t’i ndihmuar vajzat për t’u ndërtuar në besimin e tyre. Për 2 vjet drejtova një studim bible me 4 vajza dhe pata privilegjin të krijoja miqësi dhe të shihja frytet e besimit të tyre. Ky është viti i nëntë që punoj me Insitutin “Jeta e Re” me skuadrën JeteFamiljare. |
VizioniThirrja jonë parësore është ta duam Perëndinë me gjithë zemër. Prej kësaj rrjedhin: *Një jetë në adhurim *Rritje në karakter të perëndishëm .... |
![]() |