Diti Gjini
Shkruar nga Diti Gjini
Unё jam Diti dhe do t’ju tregoj si e kam pranuar Jezusin nё zemrёn time! I vogёl, kam qenё tip negativi, zihesha shpesh me shokёt e mi dhe nuk u bindesha prindёrve. Shoqёria qё kisha nuk ishte ndёr mё tё mirat qё mund tё kesh. Kjo shoqёri mё mёsoi tё pija cigaren, madje edhe Hashashin (Marijuana). Fjalori qё pёrdorja ishte shumё i keq.Ata mendonin se ishim mё tё fortёt. Por nё çdo gjё qё bёja kisha njё boshllёk tё madh nё zemrёn time. Tё gjitha kёto gjёra qё shoqёria po mё mёsonte mendoja se do tё mё mbushnin kёtё boshllёk, por me sa dukej isha gabim, sepse çdo gjё pёrkeqёsohej, nuk i respektoja prindёrit sepse mё kundёrshtonin gjithmonё dhe kisha arritur nё pikёn zero. Njё ditё, nё verёn e 2007-ёs, dёgjova qё po organizohej njё projekt sportiv nё shkollёn “Mihal Grameno”. Shkova atje dhe doja tё merrja pjesё nё shumё sporte. Egli aq shumё mё donte sa qё nuk mё fuste fare nё lojё, por kjo ishte pёr shkakun tim se nxehesha shumё dhe ai mё nxirrte jashtё. Kalova shumё mirё gjatё atyre 2 javёve. Kur mbaroi projekti mendova se nuk do t’i takoja mё, por nё shtator filluan takimet tek qendra “The Loft”. Tek takimet kishte thuajse gjithçka qё mund tё kёnaqej njё adoleshent: lojёra, aktivitete, muzikё, koktejle, por kishte edhe biseda pёr Jezusin! Mua mё interesonin tё gjitha kёto pёrveç bisedave pёr Jezusin. Vazhdova tё shkoja rregullisht tek takimet por mё pёlqente tё ngacmoja shumё tё tjerёt gjatё takimit. Mё bёnin pёrshtypje disa njerёz te Lofti sa ndryshe ishin në sjellje, komunikim, marrëdhënie me ne, etj. Unë mendoja se si ja arrijnë të jenë kaq ndryshe. Dhe gjithë këto gjëra që po ndodhnin përsëri nuk po më mbushnin boshllëkun që kisha në zemër. Gjatë një takimi tek “The Loft” u bë një ftesë për ata që do të pranonin Jezusin në zemër dhe unë ndjeva se duhet ta bëja kёtë gjë por nuk dija se çfarë po bëja. Në Janar ne shkuam tek “Arratisja e Dimrit” dhe aty Zoti më ka prekur zemrën në një mënyrë shumë të veçantë. Që nga ajo kohë jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht. Fillova tё lexoj Biblën rregullisht dhe duke njohur më shumë fjalën e Zotit pashё që ai boshllëk që unë kisha në zemrën time po largohej gjithnjë e më shumë. Vargu:1 Korintasve 5:17 Kështu, kush bashkohet me Krishtin, bëhet një krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan, ja, u bënë të reja. Unë fillova të ndahesha nga shoqëria që kisha më parë, nuk po flisja më me fjalorin e mëparshëm, nuk po pija më Hashash (Mariuana). Cigaren nuk e lashë plotësisht sepse ishte e vështirë, por kur shkuam në kamp vendosa që nuk do të pi më cigare dhe kjo ndodhi mё 26 korrik të vitit 2009. Që atëhere nuk kam pirë më asnjë cigare të vetme dhe janë plot 8 muaj. Unë fillova të ndryshoja aq shumë saqë kisha një dëshirë të madhe për të ndarë Krishtin me këdo, për ta shpallur Ungjllin. Marrëdhënia me prindërit ndryshoi rrënjësisht dhe mami po shikonte këtë ndryshim që po ndodhte në jetën time. E ftova mamin në kishë dhe i dhashë Biblën që të lexonte. Një ditë e pyeta ndërsa po bisedonim nëse donte ta pranonte Jezusin në zemrën e saj, por jo sepse unë po ia kërkoja, por nëse ajo donte me të vërtetë. Ajo tha po dhe u lutëm së bashku dhe mami im pranoi Jezusin. Vendimi pёr tё pranuar Jezusin në zemrën time, është vendimi më i mirë dhe më i rëndësishmi që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Do t’i inkurajoja edhe ata që se kanё marrë akoma kёtë vendim, ta merrni sa më shpejt. Ju faleminderit shumë dhe Zoti ju bekoftë!!! |
VizioniThirrja jonë parësore është ta duam Perëndinë me gjithë zemër. Prej kësaj rrjedhin: *Një jetë në adhurim *Rritje në karakter të perëndishëm .... |
![]() |