Kisha Nxenesit e Jezusit
 

Kejdi Demneri

Shkruar nga Kejdi Demneri
kejdi_demneriPërshëndetje të gjithëve!
Për ju që nuk më njihni unë quhem Kejdi, dhe jam tifoz i madh i Juves.....por më shumë jam tifoz i Krishtit. Unë vij nga një familje me traditë të fortë mysimane dhe kjo ka influencuar shumë në jetën time para se t’i besoja Jezusit. Unë besoja në Islam dhe i respektoja shumë traditat por nuk është se kisha një marrëdhënie me Zotin dhe nuk e njihja me të vërtetë Atë.
Përmes një projekti sportiv që ndosha shumë prej jush e keni dëgjuar jam prezantuar me qendrën e adoleshentëve “The Loft”. Atje kam shkuar për shkak të shoqërisë sepse të gjithë çunat ishin çuna me sedër, kurse shoqëria me të cilën unё rrija ishte si shoqёri burgu :). Për një kohë të gjatë nuk shkoja më tek “The Loft” pasi fillova punë....dhe kjo mё la gati një vit të gjithë pa shkuar tek takimet e adoleshentëve. Puna mbaroi dhe ngela përsëri duke lënë lekët në bilardo; mendova që është më mirë tё shkoj përsëri atje se sa të vazhdoj kështu. U ktheva me një zemër jo shumë ndryshe se në fillim....Xhelozia ime ishe shumë e madhe për afrimitetin e njerëzve aty me Zotin duke e konsideruar atë si një shok. Biseda ime me të ishte vetëm disa shprehje që m’i kishin mësuar të tjerët.Gjithashtu kisha njё gjë që më vriste nga brenda sepse dëgjoja që vetëm të krishterët do të mund të jetonin përjetësisht në Parajsë duke adhuruar Zotin. Po pse ne të tjerët –thoja unë - çfarё kemi më pak se këta, apo çfarë na mungon? Unë si musliman nuk mund ta pranoja Jezusin si Zot sepse në islam është vetëm një profet por jo Zoti vetë. Egli m’u përgjigj që vetëm të krishterët trashëgojnë përjetësinë dhe unë fillova të pyesja rreth të krishterëve sepse nuk dija shumë gjëra, ndër të cilat që ata ishin shumë të devijuar nga e vërteta.Bëja pyetje pas pyetjeje pas pyetjeje deri sa mora një përgjigje të tillë: “Nuk i përgjigjemi mё asnjë pyetjeje nga ti!”-sepse unë i dija përgjigjet por nuk vendosja. Dhe për këtë më vinte shumë inat sepse mendoja se isha shumë mirë me fenë time. Nuk e vrisja mendjen shumë për mëkatet apo gjëra të tilla. Mjaftonte të isha ”njeri i mirë” dhe Zoti më merrte në Parajsë.
Unë nuk ishte se po vidhja, as nuk po vrisja njeri. Unё isha djalё i mirё....
Një herë shkova me Robertin për kafe për të më treguar akoma më shumë gjëra dhe më tha që Jezusi është e vetmja rrugë për herën e 179-tё.....përmes kësaj Zoti m’i lidhi duart, ose do e pranoja ose do vazhdoja në paudhësinë time. Në atë moment i thashë OK- besoj se Jezusi vdiq edhe për mua.
Me kalimin e kohës fillova të lexoj Biblën, të lutesha më shumë dhe më e rëndësishmja të njihja Zotin dhe të kisha një marrëdhënie të vërtetë me të.
Jeta ime filloi të ndryshojë hap pas hapi dhe vazhdon të ndryshojë edhe sot që jam para jush. Vazhdimin e historisë do të mund ta dëgjoni sa herë që të më takoni... Shumë faleminderit! Bekime të gjithëve!
Nxënësit e Jezusit. Të gjitha të drejtat të rezervuara