Kisha Nxenesit e Jezusit
 

Toni dhe Artiola

tonietolaDëshmia e Tonit
Mua me quajnë Anton Capo dhe kam lindur ne qytetin e Fierit. Une vij nga nje familje me besim Ortodoks. Besoja qe kishte nje Zot por mendoja qe ai ishte larg nga une. Per familjen time isha nje djale i mbare dhe isha i perfshire ne skuadren e futbollit ne Fier. Kur isha ne gjimnaze ishte koha kur komunizmi ra dhe filloi demokracia dhe besimi ishte i lire.

Read more...

Genti dhe Djana Shani

Genti dhe Djana ShaniUnë jam nga Tirana, kryeqyteti i vendit tonë, Shqipërisë. Jam rritur në një familje muslimane që besonte në këtë fe, por asnjëherë nuk e praktikonte. Periudhën e fëmijërisë dhe të adoleshencës u mundova ta shijoja në maksimum, por nuk gjeta asgjë domethënëse në gjithë këtë.
Pasi mbarova shkollën e mesme, pata mundësinë të ndiqja Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Isha në vitin e dytë kur dëgjova për herë të parë për Jezu Krishtin. Nuk i kushtova rëndësi, duke menduar se gjithçka shkonte mirë me mua dhe jetën time të pavarur. Kur takohesha me njerëz të cilët shpallnin ungjillin, tendenca ime ishte të debatoja, duke u përpjekur t’u tregoja atyre të mos futeshin në jetën dhe vendimet personale të të tjerëve.

Read more...

Kejdi Demneri

Shkruar nga Kejdi Demneri
kejdi_demneriPërshëndetje të gjithëve!
Për ju që nuk më njihni unë quhem Kejdi, dhe jam tifoz i madh i Juves.....por më shumë jam tifoz i Krishtit. Unë vij nga një familje me traditë të fortë mysimane dhe kjo ka influencuar shumë në jetën time para se t’i besoja Jezusit. Unë besoja në Islam dhe i respektoja shumë traditat por nuk është se kisha një marrëdhënie me Zotin dhe nuk e njihja me të vërtetë Atë.
Përmes një projekti sportiv që ndosha shumë prej jush e keni dëgjuar jam prezantuar me qendrën e adoleshentëve “The Loft”. Atje kam shkuar për shkak të shoqërisë sepse të gjithë çunat ishin çuna me sedër, kurse shoqëria me të cilën unё rrija ishte si shoqёri burgu :).

Read more...

Von Golder

von_golderDëshmia nga Lutja
Unë vij nga një familje që krenohej për ateizmin e saj. Mirëpo dikush është lutur për hallën time pasi ajo pësoi një aksident rrugor shumë të rëndë në 1961. Ajo përjetoi ndërhyrjen e Krishtit për ta shpetuar jetën e saj dhe u kthye në besim vetëm se një shoqe është lutur për të. Në 1962 halla ime pranoi sfidën që të lutet për familjen e saj rregullisht dhe është lutur për babin tim çdo mengjes kur lante dhëmbët, pa guxuar t’ia thoshte atij.

Read more...

Diti Gjini

Shkruar nga Diti Gjini
diti_gjiniPёrshёndetje!
Unё jam Diti dhe do t’ju tregoj si e kam pranuar Jezusin nё zemrёn time!
I vogёl, kam qenё tip negativi, zihesha shpesh me shokёt e mi dhe nuk u bindesha prindёrve. Shoqёria qё kisha nuk ishte ndёr mё tё mirat qё mund tё kesh. Kjo shoqёri mё mёsoi tё pija cigaren, madje edhe Hashashin (Marijuana). Fjalori qё pёrdorja ishte shumё i keq.Ata mendonin se ishim mё tё fortёt. Por nё çdo gjё qё bёja kisha njё boshllёk tё madh nё zemrёn time. Tё gjitha kёto gjёra qё shoqёria po mё mёsonte mendoja se do tё mё mbushnin kёtё boshllёk, por me sa dukej isha gabim, sepse çdo gjё pёrkeqёsohej,

Read more...

Nxënësit e Jezusit. Të gjitha të drejtat të rezervuara